
AtomMed
Rreth nesh
Një ekip në Ferizaj që sjell pajisje mjekësore dhe produkte laboratorike për institucionet publike dhe private të Kosovës.
ATOM-MED ka krijuar bashkëpunime të forta me kompani të huaja, duke na mundësuar të ofrojmë një gamë të gjerë pajisjesh mjekësore dhe produktesh laboratorike në Kosovë.
Ne furnizojmë institucione publike dhe private, përfshirë spitale, klinika, laboratorë, qendra diagnostikuese, qendra të mjekësisë familjare dhe institucione të tjera shëndetësore në mbarë Kosovën. Falë përvojës dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me profesionistë të shëndetësisë, kemi ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të besueshme në sektorin mjekësor.
Katalogu online mbledh instrumentet që AtomMed prezanton: analizues biokimie dhe imunoanalize, hematologji, urinalizë, mikroskopë, sterilizues, mikrotomë dhe pajisje ndihmëse të laboratorit.
Kosovë
Ku furnizojmë
Spitalet publike në këto qytete, qindra qendra të mjekësisë familjare dhe institucionet private në të gjithë Kosovën.
- 01Prishtinë
- 02Pejë
- 03Prizren
- 04Gjakovë
- 05Gjilan
- 06Ferizaj
- 07Vushtrri
- 08Mitrovicë
- Ministria e Shëndetësisë
- Spitalet publike
- Qendrat e mjekësisë familjare
- Spitalet private
- Klinikat private
- Laboratorët privatë
- Qendrat diagnostikuese
- Qendrat e radiologjisë
Ofertë për institucionin tuaj
Ramadan Rexhepi, Ferizaj 70000 · 09:00 – 17:00, Hënë – Premte
